Tentoi vjedhjen e një banese në Çukë, arrestohet nga policia Sarandës 22 vjeçari

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin V. S., 22 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë.

Arrestimi i tij u krye për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë.

Ai dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit K. D., banues në fshatin Çukë, Sarandë