Berdenesh, vijojnë punimet për rrjetin 20 Kw, për ta përfunduar para sezonit turistik

Në Berdenesh të Sarandës punimet për të përmbyllur rrjetin 20 Kw vijojnë me ritme të larta.

Ky investim që pritet të kryhet para sezonit turistik, do zgjidhë përfundimisht problemet e furnizimit me energji elektrike të banorëve dhe bizneseve të kësaj zone.

Për të parë nga afër punimet ka qenë dhe deputeti i zonës Alket Hyseni.

“Punime me intesitet të lartë në Berdenesh, Sarandë, në rrjetin 20 Kw, për ta përfunduar para nisjes së sezonit turistik dhe për të zgjidhur përfundimisht problemet e furnizimit me energji elektrike të banorëve dhe bizneseve të kësaj zone”, shkruan Hyseni. /Sarandanews.com/