Finiq – Kulinaria e minoritetit grek, aktivitet për promovimin e saj, gjen pasqyrim dhe në median greke

Pallati i Kulturës “Katina Papa”, në Livadhja , priti përfaqësues nga dy Bashkitë ku banohen kryesisht nga anëtarë të Minoritetit Etnik Grek, atë të Finiqit dhe të Dropullit. Kësaj radhe, ishte një iniciativë e Konsullatës së Përgjithshme të  Greqisë në Gjirokastër , për të promovuar kulinarin tradicionale të minoritetit  me synimin përfundimtar zhvillimin e turizmit.

Kudo që kam vajtur në fshatrat e minoriteti etnik grek të gostitin me një gotë raki, por rakia shoqërohet gjithmonë me një pite tradicionale të zonës, prandaj dhe ne kemi menduar që të promovojmë këto dy produkte nëpërmjet këtij aktiviteti dhe miqve të kulinarisë dhe gazetarëve që kanë ardhur nga Greqia”, u shpreh Sokratis Survinos, Konsull i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër.

Pikërisht, për këtë qëllim kanë ardhur nga kryeqyteti grek, Athina , specialiste dhe gazetarë të Revistës “Gastronomos”, të cilët kanë vizituar edhe shumë restorante në Dropull.

Përfaqësoj revistën “Gastronomos” , e cila është pjesë e Grupit Mediatik të Gazetës “Kathimerini” dhe kemi ardhur me ftesë të Konsullit Grek në Gjirokastër, zotit Survinos. Kuptohet, se ne do të promovojmë kulinarin në zonën e Finiqit dhe të Dropullit”, tha Jeorgjia Papastamu, Gazetare e Revistës “Gastronomos”.

Përveç bashkive të Dropullit dhe të Finiqit, ketë aktivitet e mbështeti edhe Shoqata Kulturore “Shën Kozmai” Livadhja , e cila bashkëngjiti  Festën e përvitshme të Rakisë.

Qëllimi është që të promovojmë vendin dhe kulturën dhe traditat tona”, tha Aneta Gudi,  Kryetare e Shoqatës “Shën Kozmai” Livadhja.

Në fund të aktivitetit u akorduan nga juritë përkatëse  tre çmimet e para fituese, si për Piten  , ashtu  edhe Rakinë më të mirë. Ndërsa grupet e Shoqatave Kulturore “Shën Kozmai” Livadhja dhe Dropulli, dhanë për të pranishmit një koncert të bukur artistik.