Sarandë: Partnerë në jetë dhe në skenë, historia e çiftit që i bëri bashkë arti

Partnerë në jetë dhe skenë. Zamiri dhe Pranvera Brinja ia kanë kushtuar jetën njëri-tjetrit dhe artit. Ata janë bashkëshortë prej 43 vitesh dhe prindër të dy djemve.

Zamiri është violinist. Talentin për këtë instrument tregon se e zbuloi kur ishte fare i vogël. Mësimet i mori në Tiranë, ku jetonte me familjen e tij.

“Në ndërgjegjen time si fëmi nuk e kisha këtë lloj mentaliteti. Babai më coi te shkolla për të marrë një kulturë artistike. Pedagogu njazi petrel, I tha babait që ka talent. Fillova ti hyj kësaj rruge.”

Në vitet ’70 familja e tij zhvendoset në Sarandë. Qyteti bregdetar e bëri menjëherë për vete dhe vendosi  të jetojë aty gjithë jetën.

“Sakrifica më e madhe ishte kur familja u transferua në sarandë dhe mua më mbajtën në shkollë në Tiranë. Flasim për vitet 70. Kur vija këtu në Sarandë befasohesha nga deti. Më pas vendosa ta kaloj jetën këtu”

Në Sarandë u njoh me dashurinë e jetës, që prej 43 vitesh e ka në krah.

“Fillova karrierën time greadualisht si mësues I violinës, pastaj duke kontribuar edhe në kativitete artistike të qytetit. Më pas u afrova pranë institucioneve artistike, ku ishte dhe ime shoqe. Aty u njoha me bashkëhsorten.”

Mënyra sesi Pranvera zotëronte skenën zgjoi ndjenjat e Zamirit.

“Më ka befasuar në aspektin professional. Zotëronte skenën. Kemi dy djem njëri ka marrë peofesionin tonë, mbaroi në Vjenë dhe I madhi zgjodhi një rrugë tjetër jeton në amerikë, mbaroi shkencat ekzakte.”

Pranverës i shkëlqejnë sytë teksa tregon se tek Zaimiri dashuroi anën njerëzore.

“Zamiri tha që u dhsurova fillimisht profesionalisht. Unë e dashurova zamitin nga anë njerëzore. Për mua zamiri është ai I viteve të para që e njoha. Pas 43 vitesh bashkë është po ai.”

Cifti kanë performuar në skenë gjithmone së bashku dhe sot ndajnë kujtime  të paharuara.

Për Zamirin deti dhe noti janë një tjetër pasion dhe perveç frymezimit si artist i japin dhe motivimin për një jetë të shëndetshme e sportive.

“Një nga arsyet që unë u dashurova me Sarandën qe deti. Sot për mua është kthyer në një kënaqësi shpirtërore. Më jep relaksim magjik. Bëj vazhdimisht not. “

Zamiri ka një mesazh për të gjithë të rinjtë që ndjekin rrugën e tij artistike. Ai thotë se të pasurit edukim artistik të bën njeri më të mirë për shoqërinë.