Sarandë, mblidhet për herë të parë për 2021 Këshilli Bashkiak, ja temat e diskutimit

Të premten, në 29 janar 2021 në orën 14:30 do të zhvillohet mbledhja parë e Këshillit të Bashkisë për vitin 2021.

Mbledhja do të zhvillohet  nëpërmjet komunikimit online me këtë rend dite :

1.Informacion  nga Bashkia  mbi ecurinë e  proçesit të  zbatimit të  VKM  329  datë  22.05.2019

2.P/Vendim  “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për  periudhën 1 – 31 Dhjetor   2020 me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike”

3.P/Vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë , Dhjetor  2020”

4.P/Vendim  “Mbi miratimin e kritereve të dhënies së ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar  për bllok-skemën si dhe nga fondet e  Buxhetit Vendor , për vitin 2021”
5.P/Vendim   “Saktësim emri, atësie, mbiemri, sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak.

Mbledhja e këshillit bashkiak e janarit  zhvillohet pas mbledhjeve të zhvilluara më parë nëpër komisione. 1.Komisioni i ekonomisë dhe  financës e ka zhvilluar mbledhjen në datën  26  Janar  në orën 13:00.

2.Komisioni i çështjeve juridike , rendit dhe sigurisë publike  e zhilloi atë në në datën 26 Janar  në orën  14:00.

3.Komisioni i zhvillimit urban , planifikimit të territorit dhe infrastrukturës e zhvilloi në datën  27  Janar  në orën 13:00.