Aksident në Sarandë-Delvinë, i riu humb kontrollin e ‘Hyndai’-t, përmbyset makina

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Sarandë – Delvinë, tek vendi i quajtur ish – pularia në Shijan.

Automjeti Hyndai me targë TR8603T me drejtues shtetasin D. Sinaj 23 vjeç nga Tirana, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ështê përmbysur.

Për rrjedhojë vetëm drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të lehta dhe merr mjekimin në urgjencën e Sarandës.

Sherbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës ndodhen në vendngjarje dhe po kryhen veprimet për të përcaktuar shkakun.