Rama me kryebashkiakun Tavo: Për projektet e reja të Himarës 2030
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarin e sapozgjedhur të bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se temë e bisedës ishin projektet e reja të këtij mandati dhe plani strategjik Himara 2030.
“Me Vangjelin, kryebashkiakun e Himarës, për punët në vazhdim, projektet e reja të këtij mandati dhe planin strategjik Himara 2030 në Shqipërinë 2030”, u shpreh Rama.
Vangjel Tavo fitoi garën për bashkinë e Himarës me 58.62% të votave, përballë kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria.