Transportonte emigrantë dhe kanabis, arrestohet pakistanezi në Gjirokastër

Forcat e policisë në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX kanë arrestuar një pakistanez që ndihmonte emigrantët të kalonin ilegalisht kufirin shqiptar.

Bëhet fjalë për shtetasin J.A. i cili u kap në flagrancë teksa në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, në qytetin e Gjirokastrës, po shoqëronte 6 emigrantë nga vendet MENA, që përfshin vende si Siria, Afganistani dhe shtete të tjera në luftë.

Përtej trafikimit, pakistanezi do të përballet edhe me akuzën e “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, sepse gjatë arrestimit i është gjetur nga forcat e rendit edhe një sasi lënda narkotike, që mendohet të jetë kanabis.