Pse u shkarkua nga Rrumbullaku shefi i komisariarit në Delvinë

Është shkarkuar nga detyra Shefi i Komisariatit të Delvinës, Armando Zoga.

Zoga është liruar nga detyra e shefit dhe është emëruar specialist në departamentin e policisë së përgjithshme.

Nuk dihet shkaku i shkarkimit të tij nga detyra, por mund të ketë lidhje me faktin e emigrantëve Burra dhe djem të moshave të ndryshme ‘pushtuan’ qytetin, ndërsa policia nuk bëri asnjë kontroll edhe pse trafikimi bëhej në mes të ditës.