Aksident në Gjirokastër, fugoni përmbyset në mes të rrugës

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë në afërsi të kthesës së Kordhocës.

Një fugon mallrash është përmbysur në mes të rrugës, për shkak se drejtuesi i saj ka humbur kontrollin. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të  lënduar.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme fugoni ka bllokuar njërin krah të rrugës duke paralizuar qarkullimin për disa minuta.