Ujësjellësi i Ksamilit, Adrian Gurma: Investim që ndryshon rrënjësisht furnizimin me ujë për banorët dhe për bizneset

Investimi i ri në ujësjellësin e Ksamilit është nga investimet më kryesore të zonës që do zgjidhë përfundimisht çështjen e furnizimit me ujë të pijshëm.

Ky investim pritet të përfundojë para sezonit të ri turistik, i cili ka një vlerë 1.5 milionë $.

“Inspektuam së bashku me Alketin punimet për ujësjellësin e lagjeve 3 dhe 4 në Ksamil,investim që ndryshon rrënjësisht furnizimin me ujë për banorët dhe për bizneset që janë në funksion të turizmit në këtë zonë✅

Ecim➡️”, shkruan kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma. /Sarandanews.com/