Rifillimi i shkollës, kryebashkiaku Gurma: Suksese të gjithë nxënësve

Me rifillimin e ri shkollor ka ardhur edhe urimi i kryebashkiakut Adrian Gurma për të gjithë nxënësit e Sarandës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Gurma shkruan:

“Së bashku me drejtuesin e Zyrës Arsimore uruam nga afër nxënësit e shkollave 9-vjeçare në fshatrat Gjashtë e Çukë,si dhe maturantët e gjimnazit “Hasan Tahsini”.

Suksese  nxënësve e mësuesve në Sarandë,Ksamil,Gjashtë,Metoq,Çukë,Shelegar e Berdenesh.

Vit të mbarë shkollor për të gjithë?”, shprehet Gurma. /Sarandanews.com/

Së bashku me drejtuesin e Zyrës Arsimore uruam nga afër nxënësit e shkollave 9-vjeçare në fshatrat Gjashtë e Çukë,si dhe…

Posted by Adrian Gurma on Monday, 14 September 2020