Sekuestrimi i çadra e dhe shezlloneve në Ksamil, Balla: Vija bregdetare i takon popullit e jo abuzuesve

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur aksionin e Policisë së Shtetit për lirimin e hapësirave bregdetare publike të zaptuara nga të ashtuquajturit pronarë të plazheve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla shprehet se Policia e Shtetit po bën detyrën ndaj vendit e pushuesve dhe do të garantojë “plazhe të lira” në të gjithë vijën bregdetare duke theksuar se kjo pasuri kombëtare i takon popullit dhe jo abuzuesve të çdo kategorie.

”Pushtimi i plazheve apo hapësirave bregdetare publike nga individë që shkojnë e vendosin çadrat dhe ulëset e tyre, pa asnjë lloj lejeje dhe kontrate me shtetin, është një fenomen në zhdukje, por ajo që më habit është guximi i ndonjërit që mendon se nuk e shohim.

Policia e Shtetit po bën detyrën ndaj vendit dhe pushuesve dhe do të garantojë “plazhe të lira” në të gjithë vijën tonë të bukur bregdetare.

Kjo pasuri kombëtare i takon popullit dhe pushimet u takojnë njerëzve, jo abuzuesve të çdo kategorie”, shkruan Balla