EMRI/ Policia arreston shoferin e aksidentit në Qafë Gjashtë, ishte i dehur

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se është arrestuar shtetasi Luan Muçodemi 43 vjeç, banues në Ksamil.

Arrestimi i tij është kryer pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Skenderbeu”, duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur ka aksidentuar shtetasin Arbjas Kreci i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.