Ndërpreja e energjisë elektrike në Sarandë e Ksamil: OSHEE tregon arsyet

OSHEE ka reguar pas nderprerjes se energjise elektrike nea Sarande, Ksamil dhe zona e tjera.

Permes nje reagimi OSHEE shkruan:

“Si pasojë e një avarie të shkaktuar nga një vatër zjarri, u stakua sot rreth orës 16:02, Nst Saranda 2.

Për pasojë, u ndërpre furnizimi me energji elektrike në zonat:

Sarandë, Ksamil, Konispol, Vrinë, Shëndelli, Xarë dhe Mursi.

Pas shuarjes së zjarrit, grupet e punës së Drejtorisë së Tensionit të Lartë në OSSH realizuan manovrat përkatëse duke rivendosur në funksion n/stacionin dhe normalizmin e furnizimit me energji të abonentëve”, thuhet ne njoftim.