Oltion Çaçi takim me Ambasadoren e Greqisë: Bisedime për bashkëpunime ne disa fusha

Kryetari i bashkise se Sarandes Oltion Çaçi ka pritur sot ne nje takim ne zyren e tij Ambasadoren e Greqisë, znj. Konstantina Kamitsi dhe Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Gjirokastër, z. Dimitrios Sacharidis.

Fokusi bisedes mes paleve ka qene tek bashkepunimi ne fusha te ndryshme.

“Patëm sot kënaqësinë të mirëprisnim në një takim zyrtar Ambasadoren e Greqisë, znj. Konstantina Kamitsi dhe Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Gjirokastër, z. Dimitrios Sacharidis.

Shprehëm dëshirën dhe vullnetin reciprok për forcimin e marrëdhënieve dhe urave të komunikimit dhe bashkëpunimit mes dy palëve në fushën e ekonomisë,turizmit, agroturizmit, artit dhe kulturës”, shkruan kryebashkiaku Oltion Çaçi.