Ndërprerja e energjisë elektrike në Sarandë e Ksamil, Dine: S’ka vend për justifikime, të ishin marrë masat para sezonit turistik

Disa lagje të Sarandës kanë mbetur pa energji elektrike prej 11 orësh. Qyteti është përballur që prej pasdites së djeshme me avari të njëpasnjëshme, deri edhe zjarr në nënstacionin e qytetit, në një shtyllë në lagjen nr.3 dhe shpërthim të kabllit 20 kilovolt në Ksamil.

Lidhur me këtë problem në Sarandë ka reaguar dhe anëtari i Këshillit Bashkiak dhe i Këshillit të Qarkut Vlorë, Jolio Dine:

“Situata e sotme energjetike ne Sarande do analize dhe pergjegjesi!

Justifikimet per mbingarkese rrjeti, temperatura te larta apo aksidente te rastit jane te teperta e te pamjaftueshme per te qene shkak i kesaj gjendje. Masat duhet te ishin marre me heret e nese nuk ka ndodhur, nga neser duhet kthyer ne emergjence.

Saranda dhe Ksamili nuk e meritojne ne pikun e sezonit te vuajne mungesen e energjise por mbi te gjitha rrezikun evident rrugeve nga zjarret dhe shperthimet e rrjetit te amortizuar”, shkruan Dine.