Shqipëria “josh” italianët, plazhi i Ksamilit zgjedhja e tyre e parë

Me ardhjen e verës pushuesit mendojnë të kalojnë pushimet duke zgjedhur  çmimet e lira, por dhe vende të bukura e të qeta. Por, cilat janë destinacionet e huaja më të njohura për verën 2023 për qytetarët italianë?

Sipas një renditjeje të “Airbnb”, bazuar në prenotimet që janë bërë deri më tani, për italianët do të jenë kryesisht pushime në plazh.

Këtë vit, dy  shtete dominojnë preferencat e tyre dhe ato janë Shqipëria dhe Spanja. Shqipëria fitoi vendin e parë në renditje, me plazhin e Ksamilit, më pas me Sarandën dhe Vlorën. Në Spanjë italianët kanë prenotuar katë destinacione të preferuara si Benidorm, Magaluf, Playa Blanca dhe Palma.