Rama: Saranda me ngjyra, turistë të shumtë shijojnë Shqipërinë në qershor

Saranda fundjavën që lamë pas u vizitua nga turistë të shumtë të huaj, pjesëmarrës të Old Car Club – Bari (ASI), në edicionin e tyre të 14-të turit të Mesdheu.

Qytetarë të Sarandës, por edhe vizitorë vendas e të huaj treguan interes për makinat retro, që u vendosën në shëtitoren e Sarandës. Ata fiksuan në telefonat celularë momente pranë mjeteve retro.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga ky tur në Sarandë.

“Saranda me ngjyra, çifte, të rinj, çdo moshë, çdo kombësi. Turistë që shijojnë Shqipërinë në qershor 2023”, tha Rama.

Në qytetin bregdetar të Sarandës u ekspozuan 35 mjete retro nga Old Car Club – Bari (ASI). Këto mjete zhvilluan një tur në Sarandë, Ksamil, Butrint, Gjirokastër. Pjesëmarrësit vizituan edhe qytetin antik të Butrintit, si dhe Syrin e Kaltër.