Policia Sarandës arreston një shofer autobuzi, kishte letra të falsifikuara

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 38 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi u krye pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit të autobusit që drejtonte, ka paraqitur licencë dhe leje për transportin e udhëtarëve, të dyshuara të falsifikuara.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.