Sensacionale, 35 vjeçarja Eva Buzo duke notuar nga Otranto për në Vlorë

Eva Buzo rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm është nisur me not nga Otranto, për të realizuar një arritje epike: të arrijë deri në Vlorë. Sipas mediave italiane, asaj do t’i duhen 40 orë not pandërprerë për të mbërritur në qytetin e origjinës së saj.

Avokatja 36-vjeçare që jeton në Kanada, do të shoqërohet nga dy varka ndihmëse dhe një varkë 12.50 metra e vënë në dispozicion nga Sud-est diving Otranto dhe Residence.

Ekipi i asistencës përbëhet nga 12 persona.

“E gjithë mbështetja jonë shkon për Evën për këtë sipërmarrje epike”, shkruan Bashkia e Otrantos.