Kërcënoi një person dhe i shkatërroi portën e shtëpisë, arrestohet 34-vjeçari agresiv në Sarandë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit S. M., 34 vjeç, banues në Sarandë.

Arresrtimi i tij nga forcat blu u bë pasi ka kanosur shtetasin M. R, dhe i ka dhunuar banesën duke i dëmtuar portën hyrëse të banesës.

Gjithashtu ky shtetas ka prishur qetësin publike dhe nuk u është bindur punojësve të policisë për të ndaluar veprimet e kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.