Greqia kufizime të reja për qytetarët e pavaksinuar kundër Covid

Qeveria greke prezantoi një paketë të re, me masa strike e kufizime në udhëtime për personat e pavaksinuar, si pjesë e përpjekjeve për të frenuar valën e 4 të pandemisë.

Sipas rregullave të reja, personat e punësuar në sektorët publikë dhe privatë, që nuk kanë certifikatë që provon vaksinimit do të duhet të tregojnë testin negativ, të paktën 1 herë në javë për të hyrë ne vendin e punës.

Të punësuarit në industrinë e turizmit, kateringut dhe atë të dëfrimit, bashkë me mësuesit dhe profesorët e universiteteve do të duhet të testohen 2 herë në javë.  Qasja në restorante të brendshme, kafene, bare dhe stadium do të jetë e mundur vetëm për personat e vaksinuar plotësisht apo ata që provojnë shërimin në 6 muajt e fundit. Në të gjitha rastet kostot e testeve, do të përballohen nga vete qytetarët.

Një sërë shtetesh rreth Europës po shtojnë kufizimet për të pavaksinuarit. Vendimi i Brukselit për ta bërë certifikatën shëndetësore të  detyrueshme nga  1 tetori, detyroi studentët t’u drejtohen pa dëshirë qendrave të vaksinimit.

Ndërsa mbajnë radhë në qendrat provizore jashtë universiteteve, studentët thonë se nuk kanë qenë të bindur për ta marrë vaksinën, por se po e bëjnë për të mos humbur të mundësitë e shkollimit. Më shumë se 8.2 milionë belgë janë vaksinuar plotësisht ose 72 për qind e popullsisë prej 11 milionë banorësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *