Mos reflektimi pas humbjes në zgjedhje, Jolio Dine kritika PD-së

Nga Jolio Dine

Teksa lexoja lajmet e dites ne nje portal te rendesishem, befas hasa nje artikull satirik te deputetit te PD, Agron Gjekmarkaj. Pastaj me tutje ne Facebook u perballa me pamje piktoreske te udhetimeve bregdetare te fundjaves te deputeteve te tjere te PD.

Nuk kishte nevoje te shkonte larg mendimi, por mu kujtua menjehere nje demokrat sarandiot, nga ata pa pretendime te medha, qe ka 10 vite qe e shoh cdo dite ne te njejtin vend, shpesh me te njejten veshje, me nje telefon te vjeter ne dore, por gjithnje buzagaz ne pershendetje e shpreseplot ne fjalet qe thote: ”Do vi prape dita jone”.

Sa mire qe telefoni i vjeter qe ka ne dore, nuk e lejon te lexoje portale e te shikoje foto e video facebooku, pikerisht nga ata qe ka pjelle lista e zgjedhjeve te 2021, e qe sot presupozohet se jane perfaqesuesit e tij e tanet ne Parlament.

Demokratet e thjeshte vazhdojne te shpresojne, ndersa ata qe jane votuar per te na perfaqesuar, kane kohe te merren me satire portaleve e para per te bredhur bregdetit.

Dita e 27 sot pas zgjedhjeve turperuese te 14 majit qe lane demokratet per te 10in vit ne opozite, dita e 27 qe nuk po duket askush degeve te PD per te folur, analizuar, inkurajuar, bashkepunuar, projektuar.

Por ama eshte edhe dita e 16 pas rritjes se rrogave te deputeteve! 😎