Blendi Klosi e zbulon: Ja sa do të jetë distanca në restorante dhe plazhe

Në Open në Top Channel është i ftuar ministri i Turizmit, Blendi Klosi ku foli për situatën e turizmit në kohën e pandemisë. Klosi tha se pritet që këtë vit të bëjmë plazh por ka një rregullore të re.

“Ka disa masa që po merren. Do ketë një rregullore të re. Do ketë disa kushte në mënyrë që ato që shkojnë për pushime të mos kthehen në vatra infektimi.

Kushtet e reja:

1- Higjiena është parësore. Një ndër gjërat që do ndalohen bufetë e hapura. Duhet të kenë hapësira shumë të detajuara. Në tavolinë mos të ketë më shumë se 2-4 persona. Si fillim të hapen restorantet në natyrë. Çadra nga çadra duhet të kenë distancë 3.5 metra dhe një distancë nga deti.

2- Trajnimi i stafit. Tani duhet që stafi i punës në plazhe dhe të jenë të trajnuar për mënyrën e sjelljes ndaj një situate të tillë” – tha Klosi.