Deputetja e Sarandës presion gjykatës për vulën: Mos të guxojnë të ndryshojnë realitetin

Deputetja e Sarandes Ina Zhupa folir rreth protestes qe do të mbahet nesër para Kryeministrisë:

“Neser është një protestë kombëtare, në vazhdimësi të protestave që opozita ka organizuar, është kundër keqqeverisjes, kundër Edi Ramës, për të mbrojtur demokracinë, pluralizmin politik, për të denoncuar këtë masakër që u kanë bërë shqiptarëve. Protesta do jetë në orën 12:00 para Kryeministrisë. Ju do ta shikoni vetë se si shqiptarët do të jenë atje për të shprehur revoltën tyre”.

E pyetur mbi vendimin që pritet të marrë Gjykata e Apelit mbi vulën në PD, Zhupa theksoi se “nuk ka gjykatë apo gjykatës që mund të ndryshojë realitetit, që të thotë që vula e PD-së si takon PD-së!”.