Oltion Çaçi takim me kryebashkiaken e Korfuzit: Ja temat e bisedës

Kandidati socialist, Oltion Çaçi ka zhvilluar nje takim me Kryebashkiaken e Korfuzit Meropi Idhreu.

 

Postimi i kandidatit

Kënaqësi e veçantë dje takimi me kryebashkiaken e Korfuzit Meropi Idhreu për të folur mbi shumë aspekte bashkëpunimi mes dy bashkive tona.

Korfuzi sot është shtëpia e shumë bashkëpatriotëve tanë, sikurse dhe një portë hyrëse për turizmin ndërkombëtar drejt Sarandës.

Kultura, historia, fqinjësia e mirë, turizmi dhe familja e madhe europiane janë vlera që i bashkojnë dy vendet tona dhe një mundësi e jashtëzakonshme që në të ardhmen të mbështesim edhe më shumë njëri-tjetrin në zhvillimin dhe bashkëpunimin reciprok në rrafshin social, ekonomik dhe kulturor.

Pas #14Majit bashkëpunimi me Korfuzin por dhe me shumë vende të tjera europiane në funksion të tërheqjes së turizmit ndërkombëtar dhe aktiviteteve të përbashkëta që kanë për qëllim promovimin e qytetit tonë janë pjesë e vizionit tonë për marketingun ndërkombëtar të Sarandës.