Mungesa e një terminali të ri autobusësh në Sarandë, kryebashkiaku: Kemi gati projektin!

I pyetur nga një qytetar i cili punon në sektorin e turizmit, lidhur me ndërtimin e terminalit të ri të autobusëve në Tiranë, Rama tha se çdo investim ka nevojë për kohën e vetë.

Kryetari i Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma i është përgjigjur interesit të qytetarit duke deklaruar se projekti i ndërtimit të terminalit si dhe të një parkingu jashtë qytetit janë gati.

“Të gjitha bashkitë ka mundësi të bëjë terminalin e ri të autobusëve vetë, ose me ndihmën e një sipërmarrje, por gjithmonë duke e vendosur në prioritetet e veta. Mbase kryetari i Bashkisë ka nisur të punën në këtë aspekt.

“Doja ta sqaroja që është pjesë e paketës së Bankës Botërore përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit që projekti është gati si për terminalin si dhe për vendparkimin jashtë qytetit. E kemi diskutuar me Fondin Shqiptar të Zhvillimit” – tha kryebashkiaku.