Niko Kuri kërkon mbështetjen ndaj Lefter Tolit, që kandidon për MEGA-n për Këshillin Bashkiak Sarandë

Deputeti i MEGA-s njeheresh dhe kreu i kesaj partie minoritare qe eshte ne koalicion me Partine Socialiste Niko Kuri, ka kerkuar voten per Lefter Tolin me 14 Maj.

Toli kandidon per kete force politike per anetar te Keshillit Bashkiak te Sarandes.

“Te dashur miq pershendetje. Ne keto zgjedhje Partia MEGA(Minoriteti Etnik Grek per te Ardhmen) eshte ne koalicion me Partine Socialiste por per Keshillin Bashkiak Sarande kandidon me listen e saj .Liste e cila kryesohet nga Lefter Toli

Ju ftoje te gjithve ne keto zgjedhje te na jepni mbeshtetjen tuaj per Keshillin Bashkiak Sarande duke votuar MEGA Nr 37  si dhe ne te gjitha Bashkite qe perfaqesohemi me kanditat per keshillin Bashkiak.

Ju falenderoj

Me respekt”, shkruan Niko Kuri.