“Babai u bashkua me Zotin”, mesazhi prekës i djalit të Anastas Nika

U nda sot nga jeta aktori dhe regjisori Anastas Nika. Ky i fundit vuante prej 1 viti nga një sëmundje e rëndë.

Pavarësisht përpjekjeve të familjes dhe donacioneve të mbledhura për kurimin e tij, nuk ka mundur të fitojë betejën.

Lajmi u bë i ditur nga djali i tij në rrjetet sociale:

“Te dashur miq, Me keqardhje ju lajmeroj qe babai, Anastas Nika sot ne mengjes u bashkua me Zotin ne spitalin e Athines.

Presim ngushellimet te “Shtepia funerale Bebri” (ne limion perball varrezave). Varrimi do jete neser ne oren 13:00 ne varrezat e Sarandes. Me respekt familja Nika!”