Arrestimi i Fred Belerit, Rama: Ndalimi të jetë i provuar dhe ligjërisht i motivuar, të mos nxitohet me konkluzionet politike

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimit e Fred Belerit.

Ai thotë se beteja e PS me kandidatin nuk ka lidhje me hetimet. Për këtë arsye, nuk duhet të dilet me konkluzione politike pa dhënë fjalën e fundit drejtësia.

“Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar!

Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, i bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë.”- shkruan Rama.