Kush është Yuri Kim që ka blerë prona në Sarandë…

Është e vërtetë se Yuri Kim ka blerë prona në  Shqipëri, më saktë në Sarandë, siç pretendon e akuzon Berisha, por nuk është fjala për ambasadoren amerikane.

Kjo është thënë nga Rama, i cili në këtë rast ka bërë avokaten e gruas që përfaqëson SHBA-në në Tiranë.

“Është një Yuri Kim që ka blerë prona në Shqipëri, por nuk është ambasadorja amerikane.

Është një shtetas ukrainas Yuri Kim, gruaja quhet Marina Kim.

Ky çift ka blerë prona në Sarandë”, tha Rama në një intervistë televizive, ku destrukutoi një prej akuzave të Berishës.