Dita e Medias, kur në Sarandë botohej një gazetë në gjuhë huaj

Gazetari i njohur nga Saranda, Thoma Nika, ka postuar një fotografi nga koha kur ai drejtonte gazetën “Joni-Saranda”.

Një gazetë e cila botohej në dy gjuhë në shqip dhe në anglisht.

“Sot, në Ditën e Lirisë së Medias, e kthej kujtesën në vitet 2000, kur botoja gazetën “Joni-Saranda”.

Kjo është krijesa ime e dashur: Gazeta dygjuhëshe (shqip-anglisht), si sipërmarrje personale dhe sprovë profesionale në fushën e medias private vendore.
“JONI SARANDA” ishte një gazetë e formatit të një guide turistike për Sarandën, që shpërndahej falas për lexuesin shqiptar e të huaj. Atë e gjeje në kioskën e shtypit në qendër të Sarandës, në hollin e Bashkisë dhe në portin turistik.

Një eksperiencë për t’u kujtuar dhe për t’iu referuar e për të reflektuar”, shkruan Thoma Nika. /Sarandanews.com/