Ende pa nisur sezoni, dyndje turistësh në Sarandë: Jemi të kënaqur me çmimet

Sarandës nuk i mungojnë vizitorët as në dimër e pranverë. Tre mujori i parë i këtij viti ka rezultuar i suksesshëm përsa i përket mbërritjes së të huajve në qytetin bregdetar.

Në këtë periudhë të vitit i joshin çmimet e veçanërisht qetësia. Tereza ka mbërritur nga Republika Çeke për të pushuar në Sarandë.

“Vendosëm të udhëtonim me fëmijët dhe kjo ishte koha më e mirë për ta bërë sepse nuk është shumë vapë. Zgjodhëm Sarandën për shkak të detit pasi është perfekte, vijmë nga Republika çeke dhe ju e dini se nuk kemi det.

Saranda është një qytet i madh dhe të jep mundësi për shumë gjëra. Më lejoni të them se Shqipëria është e mrekullueshme dhe unë e dua,” tha ajo.

E surprizuar nga çmimet dhe natyra që gjeti në Shqipëri premton se do të kthehet sërish.

“Kemi rreth 6 javë këtu, do të vizitojmë Tiranën dhe pastaj do të shohim. Çmimet janë të papërballueshme. Në Çeki dalim të hamë në restorant një herë në vit ndërsa këtu e bëjmë më shpesh. Do ta sgjeroj Shqipëerinë tek miqtë e mi dhe do të vij sërish,” tha ajo.

Edhe britanikët janë të befasuar me Shqipërinë për të cilën nuk kishin dëgjuar më herët.

“Gjeta Shqipërinë në një site turistik, erdha për një ditë dhe më pas të shkoj në Malin e Zi por do të qëndroj 5 ditë. Çmimet janë më të lira se çe prisja. Kur i them miqve të mi që jam këtu, ata më thonë: O vërtet ka det aty, mos je në Malin e Zi. Besoj do të vijmë sërish në qershor,” tha ai.

Vetëm përmes Portit të Sarandës lëvizjet e turistëve janë rritur me 32.4% krahasuar me 3 mujorin e parë të vitit 2022.

Industria e turizmit në Sarandë ka marrë sinjalet e para pozitive, për atë që do të prij gjatë muajve te vazhdim.