Oltion Çaçi bashkëbisedim me gazetarët lokalë të Sarandës

Kandidati i PS-së për bashkinë Sarandë, Oltion Çaçi, paraditen e kësaj të shtune ka zhvilluar një takim me gazetarët lokalë të qytetit bregdetar.

Fokusi i bisedës u përqendrua tek sugjerimet e gazetarëve për të qenë më pranë banorëve, ndërkohë që Çaçi u tregoi atyre dhe vizionin e tij për Sarandën.

“Në një takim me gazetarët e qytetit, të cilët prej vitesh janë zëri i çdo qytetari me një punë të palodhur për të përcjell lajmin dhe të vërtetën në terren.

Pata kënaqësi të ndaj mendimet me ta mbi vizionin tim për Sarandën dhe të dëgjoj sugjerime sesi mund të jemi gjithnjë e më afër me banorët e qytetit.