Tragjedia me aksidentin hekurudhor në Greqi, Shqipëria të dielën ul flamurin në gjysëm shtizë

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook” ka bërë me dije se Shqipëria të dielën do të nderojë me një ditë zie viktimat e tragjedisë, duke u bashkuar simbolikisht me Greqinë me flamurin kombëtar të ulur në gjysëm shtize.

Kujtojmë që numri i viktimave nga aksidenti në Larisa i ka kaluar 50, ndërsa deri më tani 1 shqiptar është nxjerrë i vdekur, 7 janë të plagosur dhe 4 të zhdukur.

Postim i  plotë i Ramës:
Tragjedia e Greqisë është edhe tragjedia jonë, dhimbja për jetët e humbura në aksidentin e tmerrshëm është edhe jona dhe ky është një nga ato momente jetësore, kur një humbje e madhe tek fqinji të tregon më shumë se sa njëqind gëzime që jetët tona janë të ndërlidhura pazgjidhshmërisht, e se duhet të bëjmë çmos që t’i bëjmë ato sa më të mira, duke bashkëpunuar gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin🇬🇷❤️🇦🇱
Ditën e dielë Shqipëria do të nderojë me një ditë zie viktimat e tragjedisë, duke u bashkuar simbolikisht me Greqinë mike me flamurin kombëtar të ulur në gjysëm shtize🙏r