Adrian Gurma prezanton resurset e Sarandës në panairin e turizmit në Bari të Italisë

Kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma, ka marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmi në Bari.

Gurma ka prezntuar para të pranishmëve resurset e jashtëzakonshme që të ofron Saranda si një vend turistik.

“Në Panairin Ndërkombëtar të Turizmi në Bari, si pjesë e panelit, prezantova resurset dhe potenciale turistike të Sarandës, si dhe diskutova mbi mundësitë e forcimit të lidhjeve dhe bashkëpunimit me operatorë turistikë të regjionit të Puglias”, nenvizon kryebashkiaku Gurma.