Saranda ‘gumëzhin’ nga turistët, kroçerja nga SHBA mbërrin në port

Saranda sot gumëzhin nga turistët e huaj. 2245 turistë ditor kanë zbritur nga Norwegian Star, krocerja e parë që mbërrin në Sarandë për këtë vit.

E nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Norwegian Star ka sjell në Sarandë kryesisht turist amerikan dhe kanadez.

Edhe pse kanë pak orë në dispozicion për të vizituar atraksionet turistike, turistët tregojnë se janë të mahnitur nga bukuria e qytetit. Dhe nuk e përjashtojnë një tjetër për ta vizituar me më shumë kohë në dispozicion.

Në vitet e fundit Saranda ka përfituar rreth 4000 turist ditor në javë falë vizitave të krocierave të mëdha.

Norwegian Star mbërriti nga Spliti i Kroacisë , për të qëndruar pak orë në Sarandë. Ndërsa për javët e ardhme në Portin e Sarandës janë edhe 5 rezervime të tjera nga anikd të përmasave të tilla.