“Kur shikoj nënat e të arrestuarve përlotem”, policia nga Saranda tregon sfidat: Gjatë punës si police me kanë gjuajtur me grushta

Behije Dida, sarandiotja që shërben në rradhët e policisë së shtetit, por njëkohësisht shfaqet dhe si këngëtare e polifonisë labe dhe e këngëve popullore të Turbofolkut, ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” e televizionit kombëtar Top Channel.

Ajo shpalosi para gjithë audiencës televizive, hobet, preferencat dhe dashuritë e saj për punën si pjestare e forcave të rendit, por edhe si këngëtare popullore.

Uniforma e policisë shpesh të ngjall frikën dhe seriozitet por Behije Dida një oficere në gjykatën e Sarandës ka vendosur që profesionin e saj ta ndërthurë herë pas herë edhe me muzikë. E ka të vështirë kur e pyesin se kush është profesioni i saj. Behije Dida aktualisht 47 vjeç e martuar dhe nene e dy fëmijëve që prej vitit 2015 ka veshur uniformën e policisë.

Ajo ka rrefyer gjithashtu edhe momentet kur shikon familjaret e te arrestuarave.