“Tre shtata ka bota, Kigan, Bujar Hado dhe Popivoda”

Kjo ishte parulla që mbizotëronte në vitet 80 të shk. të kaluar në rrethet e tifozëve shqiptarë, që simbolizonte nivelin e lartë të një nga lojtarët më të mirë që ka nxjerrë Delvina, Bujar Hadon. Ai u lind u rrit, u formuan në “Akademinë” e futbollit delvinjot, për të shkëlqyer më pas me disa ekipe, si me Butrintin, Lokomotivën, Partizanin apo dhe Kombëtaren.

Kulmin si futbollist ai do ta arinte me ekipin e Partizanit, ku në 4 vjet do të shënonte 36 gola. Eshtë aktivizuar dhe për Champions League, Kupa UEFA, Kupën Ballkanike ku ka shënuar dhe dy gola. Eshtë grumbulluar dy herë me ekipin kombëtar dhe ka luajtur kundër Finlandës.

I ka shënuar gol ekipit të “Rjekës ” së Kroacisë. Hado vlerëson shumë brezin e rrinj të futbollistëve, tifozat dhe popullin e Delvinës që e kanë respektuar dhe vlerësuar.

Për këtë kontribut, për jehonën që ai i bëri futbollit delvinjot, Bashkia Delvinë me kujdesin e veçantë të Kryetares znj. Majlinda Qilimi, e vlerësoi Bujar Hadon me “Çertifikatë Mirënjohje”. Bujar Hado mbetet për brezat e rinj, një shëmbull frymëzimi, për ta çuar futbollin delvinjot në vëndin që i takon.