Kufiri me Shqipërinë, Greqia njofton shtyrjen me dy javë të masave kufizuese

Greqia ka shtyrë masat kufizuese ndaj COVID-19 duke përfshirë edhe mbylljen e kufijve.

Kufiri me Shqipërinë do të jetë i mbyllur edhe për 2 javë, së bashku me atë të Maqedonisë së Veriut.

Do të lejohet të hyjnë vetëm kategoritë e paracaktuara me test tamponi negativ ndaj COVID-19 me vete si dhe aplikimin PFL.

Teksa përmendte këtë shtyrje mase, zv/ministri Nikos Hardalias shprehet që dhe për 2 javë kufiri tokësor, detar dhe ajror Greqi- Shqipëri do të vijonte i mbyllur.

Ndërkohë sa i përket fluturimeve, edhe për kategoritë e caktuara të lejuara do të ketë kontrolle paraprake për gjendjen e tyre me apo pa COVID-19.