Blendi Klosi takim me shtabin e PS Sarandë: Organizim model për fitoren e 14 majit

Drejtuesi politik i qarkut Vlore, Blendi Klosi, ka zhvilluar kete te enjte nje takim me shtabin elektoral te PS Sarande.

“Takim me shtabin elektoral të Partisë Socialiste Sarande

Diskutuam për ecurinë e punës së deritanishme dhe realizimin e detyrave për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Organizimi model i çdo strukture të familjes sonë politike dhe puna në ekip përbën garancinë e fitoreve në çdo betejë elektorale”, shprehet Blendi Klosi.