9 muaj në gjendje kome pas aksidentit me motor, ndërron jetë i riu nga Saranda

Pas 9 muajsh në koma dhe beteje për ngritjen në këmbë, Andrea Sadiku nuk ja ka dalë dhe ka ndërruar jetë.

Njoftmin e dhimbshëm për humbjen e jetës së Andrea Sadiku në Turqi e ka dhënë babai i tij nëpërmjet një statusi në facebook.

Andrea u aksidentua me motor në 6 qershor 2022 në afërsi të Çukës. Për disa muaj ai mbeti në koma në spitalin e traumës në Tiranë.

Pas mbështetjes së ofruar nga qindra shqiptarë, ai u transferua në Turqi ku fillimish u dha shpresë se mund të ngrihej përsëri në këmbë.

Por mëngjesin e sotëm ka ardhur lajmi i dhimbshëm për humbjen e jetës së Andrea Sadikut.