Dita madhe, Butrinti luan finalen ndaj Orikut për ngjitjen në Kategorinë e Parë

Ditën e sotme në futbollin shqiptar do të luhen dy ndeshje Play-Out që do të përcaktojnë kategorinë në të cilin ekipet do të luajnë sezonin e ardhshëm.

Kështu, një vend në Kategorinë e Parë e lufton Oriku me Butrintin.

Ndeshja do të zhvillohet në Selman Stermasi në orën 16:00, teksa Butrinti që vjen nga e dyta, kërkon të vazhdojë ngjitjen e saj.

Tek Butrinti atëmosfera është shumë entiziaste dhe të gjithë kanë besim tek një rezultat pozitiv.

Në Tiranë pritet të ketë dhe një numër tifozësh sarandiot që do përkrahin ekipin në këtë finale.