Plas në Bashkinë Gjirokastër, drejtori ‘grushtohet’ me vartësin e tij

Një debat i ashpër verbal ka agravuar në dhunë fizike mes drejtorit dhe vartësit të tij në Bashkinë e Gjirokastrës.

Debati i nisur si një bisedë me tone të larta mes Drejtorit të Ujrave për Zonat Rurale Bashkim Tola dhe vartësit të tij Engjell Imeraj ka përfunduar në përdorimin e dhunës fizike.

Drejtori Tola është paraqitur në policinë e Gjirokastrës dhe ka bërë kallëzim penal ndaj vartësit të tij.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në agravimin e situatës, ku dy zyrtarë të shtetit i zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre me përdorimin e dhunës fizike.