VIDEO/ Berisha diskutim serioz me “tigrin e Tepelenës”: Pa bukë do rri me Edi Ramën nuk bëhem. Të dua shumë o Bud Spenceri i Shqipërisë

Një militant i Partisë Demokratike në Tepelenë që e konsideron Sali Berishën si Bud Spenceri i Shqipërisë, nuk ka munguar as në takimin e një dite më parë. Skënder Bega mori fjalën në përfundim të takimit dhe nën folklorizmin që e karakterizon, i dha fjalën Berishës sa pa bukë do të qëndrojë dhe me Edi Ramën nuk ka për t’u bërë kurrë.

“Doktor, Skënder Bega të ka dashur në zemër gjithmonë. Të dua shumë. Unë do rri pa bukë, kam shkatërruar familjen e të gjitha sepse me Edi Ramën nuk pajtohem deri në vdekje. Të dua të triumfosh o Bud Spenceri i Shqipërisë, o trim… “, tha Bega.

Edhe në takime të tjera të ngjshme në jug të vendit, militanti i PD-së i ka treguar Berishës për “tigrat e Tepelenës” që dilnin e prisnin atë në Krahës. Shihni videon më poshtë.