Butrinti vijon serinë e rezultateve pozitive, fiton në shtëpi ndaj Labërisë

Skuadra e Butrintit vijon formën e saj mjaft të mirë duke vijuar serinë e rezultateve pozitive.

Ekipi i drejtuar nga tekniku Sokol Bogdo ka marrë një tjetër fitore mjaft të rëndësishme ditën e sotme në shtëpi kundër Labërisë.

Sarandiotët triumfuan me rezultatin e ngushtë 1-0, duke dal nga kjo sfidë me tre pikë të arta.

Pas kësaj fitoreje Butrinti renditet në vendin e gjashtë me 22- pikë.