Sarandë , në ditën ndërkombëtare të edukimit: Libri miku më i mirë

Në Ditën Ndërkombëtare të Edukimit paraditen e së martës nga bashkia Sarandë në bashkëpunim me ZVA, u organizua dhurim librash për Shtëpizat e Librit para Bashkisë, në Shetitore dhe në Ksamil.

Merrnin pjesë nxënës të shkollave 9-vjeçare, ata të shkollës së mesme, por edhe fëmijë të Qendrës së Zhvillimit, ata të Qendrës për Zhvillimin e Fëmijës dhe Forcimin e Familjes.

Merrnin pjesë gjithashtu edhe mësues dhe qytetarë. Merrte pjesë gjithashtu edhe kryetari i bashkisë, Adrian Gurma dhe drejtoresha e ZVAP Sarandë – Delvinë – Konispol, Majlinda Vaso.

Në këtë ditë në shtëpizat e librit në Sarandë dhe Ksamil u dhuruan libra. Mandej në mjediset e Bibliotekës “Bilal Xhaferi” u organizua aktiviteti “Edukojmë përmes fabulës”. Aktorë të Qendrës Kulturore dhe nxënës-aktorë interpretuan fabula nga krijimtaria e fabulistëve vendorë Vasil Gjivogli e Iljaz Bobaj.

Njëherësh u interpretuan edhe interpretime me vegla muzikore.

Kryebashkiaku Adrian Gurma ka falënderuar pjesëmarrësit në këtë ditë të rëndësishme ku në qendër të saj ishte libri. Pjesëmarrësit u falënderuan edhe nga Majlinda Vaso, drejtoresha e ZVAP Sarandë – Delvinë – Konispol.

Dhurimi i librave erdhi në përgjigje të apelit të bërë në fb të Bashkisë dhe me flayerat që kanë shkuar prej javës së kaluar, në duar të nxënësve të shkollave të Sarandës dhe Ksamilit.