Greqia bllokon punëtorët sezonalë nga Shqipëria

Edhe pse në maj, Greqia fqinje bëri të pamundurën për hyrjen e punëtorëve  sezonalë nga Shqipëria, rritja e rasteve të koronavirusit në të dyja vendet, ka bërë që shteti fqinj të bëjë një hap pas nga ky vendim.

Në një deklaratë të papritur zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas njoftoi se hyrja në Greqi lejohet vetëm për lëvizje thelbësore nga rezidentët, por duke nisur nga katër gushti punëtorët sezonalë do të mund të kalojnë në territorin grek.

Ata që kanë një leje qëndrimi gjithashtu duhet të plotësojnë formularin e Pasagjerëve (PLF) përpara se të hyjnë në Greqi. Ky formular ka bërë sot që pala greke të bllokojë hyrjen e shtetasve shqiptarë apo dhe të huaj përmes pikës kufitare të Kakavijës, për shkak të mos rakordimit të  sistemit PLF.

Kjo anomali është shfaqur vetëm përmes pikave të kalimit kufitar me Shqipërinë, konkretisht në Kakavijë dhe Kapshticë, edhe ose sistemi funksionon me Maqedonine e Veriut, Bullgarinë dhe Turqinë.

Deri në rakordimin e sistemeve, shqiptarët nuk kanë mundur të kalojnë në territorin grek, përfshirë këtu edhe punëtorët sezonalë, pasi pala greke i ka kërkuar asaj shqiptare të mos lejojë kalimin drejt Greqisë për asnjë shtetas deri sa të fillojë funksionimi i sistemit.

Bllokimi vjen pasi në një njoftim të bëftë të Athinës zyrtare, e cila deklaroi të mërkurën se punëtorët sezonalë që largohen nga Greqia para 4 gushtit, nuk do të kenë të drejtë të kthehen, pasi u përcaktua që ata ishin një burim i mundshëm i përhapjes së koronavirusit.

“Për shkak të karakteristikave epidemiologjike të vendeve të Ballkanit, ne morëm masa shtesë në pikat kufitare dhe filluam testime të gjera në kufirin tonë me Shqipërinë,” tha zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas.

Nga ana tjetër kreu i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias, deklaroi në fillim të javës se nga Shqipëria kishin hyrë gjatë muajit korrik 23 të infektuar, por nuk përcaktoi nësë ishin rezidentë apo punëtorë sezonalë.

Sidoqoftë, Hardalias siguroi që situata epidemiologjike e koronavirusit në Greqi është e menaxhueshme. “Ne nuk jemi ende në valën e dytë. Greqia është një vend i sigurt. Ne thjesht duam të qëndrojmë të sigurt”, deklaroi ai.

Sidoqoftë, autoritetet greke kanë rikthyer kufizime të rrepta për udhëtimin dhe distancës sociale. Këto masa përfshijnë kontrollet më të rrepta kufitare, kufizimet e udhëtimit nga vendet me rrezik të lartë dhe inspektimet më të ashpra, më të shpeshta në bare dhe restorante.

Turistët serbë aktualisht janë të ndaluar të hyjnë në Greqi. Pasi BE-ja vendosi të mos hapte kufijtë për Shqipërinë, Athina zyrtare ishte e para që doli kundër këtij vendimi, duke lajmëruar fillimisht se do të hapë kufijtë e saj për qytetarët nga Shqipëria.

Por vendi fqinj u tërhoq pas presionit nga Brukseli zyrtar, duke lejuar vetëm hyrjen e rezidentëve dhe punëtortëve sezonalë. Edhe pse nuk ka shifra të sakta sesa punëtorë nga Shqipëriankanë hyrë në Greqi që nga maji, ata do ta kenë të pamundur të lëvizin lirisht muajin e ardhshëm, për shkak të përkeqësimit të pandemisë.

“Plani B i qeverisë greke mund të përfshijë jo vetëm bllokimin e kufijve, por bllokime të mundshme lokale, tha Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias gjatë një interviste martën, pas një takimi me komitetin e administrimit të krizave.

Kikilias tha se ekspertët e shëndetit kishin parashikuar rritjen e rasteve me Covid-19 sapo Greqia të hapte kufijtë e saj. “Nga ana tjetër, edhe pse të gjithë e kuptojnë prioritet që ka shëndeti publik, protokollet e shëndetit dhe respektimin e jetës njerëzore, ekonomia dhe turizmi gjithashtu duhet të mbijetojnë,” tha ai.

Ministri i shëndetësisë i Greqisë përjashtoi mundësinë e hyrjes të të gjithë Greqisë në karantinë, por nuk përjashtoi izolimin e qyteteve apo zonave me më shumë raste.