Të dielën PD Sarandë zgjedh kandidatin, ja kur nis procesi dhe çfarë duhet për të votuar

Demokratët e Sali Berishës do të zgjedhin më 4 dhjetor emrat e kandidatëve zyrtarë për kryebashkiakë.

Në një proces, që sipas statutit quhet ‘Primare’, anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë.

Dega e PD Sarandë ka dhënë detajet si kur do nise votomi dhe çfarë duhet të kenë me vete antarët dhe simpatizantët për të marrë pjesë në votim.

NJOFTIMI I PD SARANDË.

NJOFTIM për demokratët dhe simpatizantët e bashkisë SARANDË!

Të nderuar anëtar dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Bashkisë Sarandë.

Ditën e diel, datë 04/12/2022, zhvillohet votimi i Primareve, ku do të zgjidhet kandidati garues për Bashkinë Sarandë.

Duhet të jeni të pajisur me një mjet identifikimi.

Proçesi i votimit fillon ora 08:00- 18:00, në selinë e Degës Sarandë.

Kandidatët për Primaret Sarandë janë :

1.Ardit Cikuli

2.Armando Magllara

3.Ilir Nikolla

4.Spiro Vaso